Gjunjëzohet kampioni i Evropës, Aalborg shkakton senzacion

Hendboll

Gjunjëzohet kampioni i Evropës, Aalborg shkakton senzacion

Nga: K.Goca Më: 8 qershor 2024 Në ora: 19:18
Pamje nga ndeshja

Ekipi danez, Aalborg, ka arritur një fitore të madhe në gjysmëfinale të Champions League në hendboll (meshkujt). 

Ekipi danez e ka eliminuar me rezultat 28:26 kampionin në fuqi të Evropës, Magdeburg, në ndeshjen që u luajt në Koln dhe para 19.403 shikuesve. 

Ekipi gjerman nuk ia doli në këtë përballje të fortë deri në pikën e fundit.  

Në fund Landin pati dy pritje vendimtare, Hoxer dhe Bartold shënuan dhe kampioni danez shkon në ndeshje për medaljen.
Aalborg është në finale.

Hawkser shënoi tetë gola, Bartholdt gjashtë, ndërsa Landin bëri tre pritje, por të gjithë ishin të rëndësishëm në fund.

Në formacionin e Magdeburgut, Magnusson shkëlqeu me dhjetë gola.

Rival i Alborgut në finale do të jetë fituesi i duelit mes Barcelonës  dhe Kielit, ndërsa humbësi do të luajë me Magdeburgun.

SC Magdeburg - Aalborg 26:28 (11:11)

SC Magdeburg: Hernandez (9 pritje dhe një shtatëmetërsh), Aggefors - Magnusson 10 (5) Siebenmeter, Claar 4, Musche 4, Smarason 3, Kristjansson 2, Petterson 2, Saugstrup 1

Aalborg: Landin (4 pritje), Norsten (8 pritje) - Hoxer Hangaard 8, Barthold 6, Hansen 5 (5), Arnoldsen 5, Nilsson 1, Vlah 1, Björnsen 1, Möllgaard 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat