Afati kalimtar nga 1 deri më 15 korrik

Hendboll

Afati kalimtar nga 1 deri më 15 korrik

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 18:55
Pamje nga mbledhja

Nën udhëheqjen e presidentit Eugen Saraçini, Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës e ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e radhës.

Në mbledhje është diskutuar dhe është vendosur për çështje të rëndësishme.

Fillimisht është paraqitur raporti i Komesarit të Garave për edicionin 2023/2024. Bordi e ka miratuar raportin e Komesarit.

Është vendosur që afati i rregullt kalimtar veror të jetë prej 1 deri më 15 korrik.

Po ashtu Bordi i FHK-së vendosi që të mbahet kampi veror. U vendos që kampi të mbahet në Banjë, në fund të qershorit dhe fillim të korrikut.

Është diskutuar edhe për përgatitje të ekipeve kombëtare, U18 e U20 të hendbollistëve dhe U18 të hendbollisteve.

Para mbledhjes së bordit, takim kishte Këshilli Organizativ i Kampionateve Evropiane që këtë verë do të mbahen në Prishtinë. Janë ndarë detyrat, ndërsa është vlerësuar se përgatitjet po bëhen sipas dinamikës së paraparë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat