Ismet Krasniqi: Ndarja e Makiqit nga jeta do të lë boshllëk tek brezat e rinj 

Hendboll

Ismet Krasniqi: Ndarja e Makiqit nga jeta do të lë boshllëk tek brezat e rinj 

Nga: K.G.. Më: 6 qershor 2024 Në ora: 14:42
Ismet Krasniqi

Ismet Krasniqi, president i komitetit Olimpik të Kosovës, me pikëllim të thellë mori lajmin për ikjen në amshim të legjendës së hendbollit, Aziz Makiqi.

Krasniqi tha se vdekja e tij është një humbje e madhe për hendbollin dhe sportin e Kosovës.  

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-hendbollistit, Aziz Makiqi, njëherit kontribuues i madh i këtij sporti në Kosovë.

Makiqi ishte lojtar i Trepçës, e më pas edhe i Borcit të Ferizajt, duke dhënë kontribut të çmuar për të dyja skuadrat në ligën e parë federative, derisa karrierë bëri edhe jashtë Kosovës. Karrierën e zhvilloi edhe si trajner duke kontribuar në Kroaci.

Ndarja e tij nga jeta do të lë boshllëk tek brezat e rinj, për të cilët ishte frymëzim se si me punë dhe talent u bë njëri prej hendbollistëve më të mëdhenj që kishte Kosova.

Në emrin tim, Bordit Ekzekutiv të KOK-ut dhe gjithë lëvizjes olimpike, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Makiqi, Federatës së Hendbollit të Kosovës, dhe miqve të tij”, shpreh ngushëllime Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat