A do të vazhdojë me KH Rahovecin? Verim Zherka tregon dhe flet edhe për çështje tjera

Hendboll

A do të vazhdojë me KH Rahovecin? Verim Zherka tregon dhe flet edhe për çështje tjera

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 5 qershor 2024 Në ora: 14:31
Verim Zherka

Qyteti i Rahovecit ka shënuar suksesin me të madh në histori sa i përket sporteve kolektive që ekzistojnë në këtë qytet.

Klubi i hendbollit Rahoveci është në histori e hendbollit të Kosovës (meshkujt).

KH Rahoveci është kampion i ri dhe për herë të parë në histori të ekzistimit, ky titull shënohet me shkronja të arta në krye me legjendën dhe kryetrajnerin Verim Zherka.

Image

KH Rahoveci

Rahoveci shembullor në organizim, disiplinë dhe cilësi të lojës karshi klubeve tjera.

Rahoveci i dhe fund perandorisë së KH Besa Famgas që për një dekadë apo 10 vite rresht ka qenë kampion i Kosovës. 

Me Verim Zherkën, një kryesi shembullore dhe me të gjitha kushtet ashtu si i ka hije një klubi, me një harmoni e punë të pashoq dhe mbi të gjitha disiplina, me një president si Ard Osa e drejtor sportiv Afrim Deliu që natë e ditë ishin të përkushtuar për klub, arrihet suksesi kulmor.   

“Bota sot”: Rahoveci e përmbylli edicionin me titullin e kampionit, i pari në histori të sporteve kolektive në komunën e Rahovecit. Sa ishte ky rrugëtim i vështirë kur kihet parasysh se përveç Besës doli në skenë papritur edhe Kastrioti?

Verim Zherka: Normal që çdo rrugë që synohet për të arritur piedestalin më të lartë është e vështirë dhe kërkon punë, angazhim, sakrificë maksimale. 

Ne që nga fillimi i kampionatit e kishim synimin që atakojmë në të dy titujt dhe se konkurrenca ishte e fortë si Besa Famgaz por siç thatë edhe ju në pjesën pranverore u bashkangjitë edhe KH Kastrioti duke bër[ një riorganizim në klub e duke bërë disa përforcime të suksesshme.

“Bota sot”: Rahoveci printe bindshëm në pjesën e rregullt të kampionatit por presioni gjithnjë e kishte nga Besa Famgas veçmas në garat e play-off-it. Çka e dallojë Rahovecin me Besën që e la pa trofe pas një dekade?

Verim Zherka: Ne dominuam gjatë tërë kampionatit të rregullt nga 28 ndeshje të zhvilluara kishim 27 fitore dhe vetëm një humbje.

Por unë gjithmonë isha i ngarkuar me atë që si ta përgatis ekipin për fazën përfundimtare të garave në Play – Off-it dhe për Final Four të Kupës Kosovës, sepse kjo ishte më e rëndësishmja. 

Dallimet nuk ishin të mëdha midis dy ekipeve, ndoshta ne për një nuancë ishim më të përgatitur në aspektin fizik, si ekip vraponim më shumë, dhe e kishim atë sistemin e lojës së shpejtë, dhe nuk i jepnim ekipeve kundërshtare të organizoheshin në mbrojtje. Kjo ishte arma jonë kryesore.

“Bota sot”: Pritej që Rahoveci të jetë edhe në finale të Kupës së Kosovës por bie në frymën e fundit në përballje me Besën. Çfarë nuk shkoi apo ra pa meritë?

Verim Zherka: Ashtu është planet dhe synimet tona ishin që edhe të fitojmë edhe Kupën e Kosovës, shorti qëlloj ashtu që ne gjysmëfinale të takohemi me Besa Famgas, ne ishim favorit por Besa e kishte fushën vendore dhe luante para publikut të vetë por siç e dini edhe ju ne e kishim në kontroll ndeshjen thuaja se gjatë tërë ndeshjes, kishim disa herë një epërsi prej +3 por në 3-4 minutat e fundit patëm një krizë në fazën e sulmit dhe nuk arritëm të shënojmë në momentet vendimtare dhe Besa na dënoj me kundërsulme dhe e humbëm ndeshjen 26 -27 dhe nuk mundem të shkojmë në finale.

“Bota sot”: Mos të harrojmë se Rahoveci u ballafaqua edhe me telashe në vazhdim të kampionatit, me lëndime të lojtarëve kryesorë, a ishte kjo edhe sprovë apo dhimbje koke për ju si trajner?

Verim Zherka: Të them të drejtën që këto lëndime që i patëm në pjesën vjeshtore të kampionatit ishte edhe arsyeja kryesore që ndoshta nuk e fituam Kupën e Kosovës arsyeja ishte se lojtarët kryesor nuk i kisha ende të gatshëm 100 për qind për ndeshjet e rënda,

Gjuka sa kishte nga rehabilitimi , bile ai para kohe rrezikoj të aktivizohet në ndeshjet, Viktor Allonso ishte i lënduar. Muqolli po ashtu, Floriani, Limited edhe këta të lënduar, me një aspekt unë nuk kisha edhe fond të lojtarëve për një stërvitje kualitative dhe se gjatë kësaj faze patëm një ramje në aspektin fizik të ekipit. Dhe normalisht që kjo më shkaktoj dhimbje koke se si do ta kthej ekipin në formën e vetë.

“Bota sot”: SI e pa Rahovecin në përgjithësi në organizim brenda klubit e deri të titulli?

Verim Zherka: Sa i përket kushteve dhe organizimit brenda KH Rahovecit kam vetëm fjale miradije. Puna dhe angazhimi i tyre ka qenë maksimal që të sigurohen kushtet sa më të mira për ekipin, thjesht që asgjë të mos mungoj dhe asgjë nuk kursyen për të ardhur deri të ky sukses i klubit. Dhe për këtë iu jam shumë mirënjohës dhe shfrytëzoj edhe njëherë rastin t’ju falënderohem.

“Bota sot”:  A do të vazhdoni me Rahovecin si kryetrajner edhe për edicionin 2024-2025?

Verim Zherka: Të them të drejtën Kemajl unë me KH Rahovecin kam pasur marrëveshje deri në fund të sezonit dhe tani mbetet që gjatë këtyre ditëve të takohemi me kryesine e klubit dhe të bisedojmë se a do të gjejmë gjuhë të përbashkët për të vazhduar kontratën edhe për edicionin e ardhshëm.

"Bota sot": Për fund?

Verim Zherka: Dhe në fund shfrytëzoj rastin edhe njëherë që përmes gazetës tuaj të falënderohem lojtarëve të mi, kryesisë së klubit Rahoveci, stafit tim dhe gjithë qytetarëve të Rahovecit, sponzorëve të klubit që ma dhuruan këtë kënaqësi të stolisem me titullin e kampionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat