Miljaniq i drejtohet kampiones së Kosovës: Është koha të ndahemi 

Hendboll

Miljaniq i drejtohet kampiones së Kosovës: Është koha të ndahemi 

Nga: K.G. Më: 2 qershor 2024 Në ora: 15:39
Dajana Miljaniq

Hendbollistja malazeze Dajana Miljaniq ka ndarë rrugët me kampionen e Kosovës, Istogu.

Miljaniq është krenare që ka qenë pjesë e Istogut dhe që e përfunduan me sukses edicionin 2023-2024.

“Faleminderit shtëpia ime e dashur. Pas 3 vjetësh, është koha të ndahemi, por jo përgjithmonë, shpresoj.

Faleminderit të gjithëve, ishte mahnitëse t'ju takoja dhe të kaloja gjithë kohën me ju. Faleminderit trajnerit që ishte me ne, na bashkoi dhe arritëm suksese të mëdha.

Do me mungoni te gjithëve dhe ju uroj shume suksese dhe lumturi”, ka shkruar Miljaniq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat