Istogu mbetet pa disa hendbolliste

Hendboll

Istogu mbetet pa disa hendbolliste

Nga: K.G. Më: 1 qershor 2024 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Istogu mbetet pa disa hendbolliste që kanë luajtur rol të madh në edicionin e sapo përfunduar. 

Hendbollistet që largohen janë: Albina Rugova, Ana Carolina Ameriko Gomes, Dajana Milianiq, Aleksandra Bazoviq dhe Patricia Batista Da Silva.

“Pas përfundimit të edicionit 2023/2024 disa nga hendbollistet tona kanë ndërruar mjedis.

Tani për klubin tonë fillon një epokë e re pasi që sezonin 2024/2025 skuadra do të ndryshoj në 80 për qind sa i përket përbërjes, ashtu si e do rendi fillimisht duam ti falënderojmë hendbollistet që kanë dhënë kontributin e tyre dhe tani janë transferuar në skuadra të ndryshme,

Ne jemi shumë të kënaqur që të gjitha hendbollistet qe janë larguar nga skuadra kanë gjetur angazhman në skuadra elitare evropiane që dëshmon nivelin e skuadrës sonë dhe kualitetin e lojtarëve tona.

Albina Rugova në elitën e hendbollit zviceran, Ana Carolina Ameriko Gomes Resende në elitën e hendbollit spanjoll, Dajana Milianiq tek finalisti i kupës evropiane Iuventa, Aleksandra Bazoviq tek skuadra elitare në Çeki, dhe Patricia Batista Da Silva e cila është rikthyer të skuadra e vet në Brazil.

Skuadra kampione e Kosovës do të vazhdoj të jetë transparente me publikun dhe mediat, me kohë do të ju njoftoj për prurjet dhe largimet tjera”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat