Rahoveci në festën e titullit, Jeton Bislimi: Më në fund u shpërblye puna 1- vjeçare 

Hendboll

Rahoveci në festën e titullit, Jeton Bislimi: Më në fund u shpërblye puna 1- vjeçare 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 30 maj 2024 Në ora: 13:23
Jeton Bislimi në veprim

Viti 2024 gjithmonë do të shënohet me shkronja të arta për qytetin e Rahovecit!

Klubi i hendbollit Rahoveci është kampion i ri i Kosovës.

Titulli i parë në histori të këtij kolektivi që magjepsi të gjithë me lojëra të mira. 

Fitorja e mbrëmshme në finalen e dytë të play-off-it me rezultat 29:24 ndaj Besa Famgas në Pejë, është treguesi më i mirë se Rahoveci ishte një nivel tjetër.

Rahoveci me rrethinë janë në festë të këtij suksesi të madh dhe të shumëpritur, që u arrit me punë, angazhim dhe lojëra të mira.

Jeton Bislimi ka dhënë maksimumin në fanellën e këtij kolektivi dhe shembull për skuadrat tjera për disiplinë dhe organizim shembullor.

“Më në fund u shpërblye puna 1- vjeçare që e kemi bë pa ndal për me pru këtë titull, të parin për qytetin e Rahovecit”, thotë Bislimi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Hendbollisti prej më të mirëve në vendin tonë tregon se çka e dalloi Rahovecin nga skuadrat tjera.

“Dallon vet fakti që kemi qenë prej fillimit të stinorit në vend të parë dhe kemi pas një grup të mrekullueshëm duke filluar prej stafit trajnerëve, kryesisë e lojtarëve.

Prej fillimit ishim të bashkuar po ashtu edhe qytetarët na kanë përkrah tej mase, të cilët i falënderoj edhe ne fund u stolisem me titull kampion”, ka nënvizuar Bislimi.

Rahoveci ngadhënjeu me rezultat 2:0 në seri të fitoreve, duke fituar në Rahovec me 34:30 dhe në Pejë me 29:25.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat