Pejanët zotohen: Besën e keni që Besa do të kthehet aty ku e ka vendin 

Hendboll

Pejanët zotohen: Besën e keni që Besa do të kthehet aty ku e ka vendin 

Nga: K.G. Më: 29 maj 2024 Në ora: 23:00
Besa Famgas

Pas një dekade Besa Famgas e Pejës mbetet pa trofe në hendboll!

Besa nuk është as kampion e as fituesi i Kupës së Kosovës.

Besa që ka thyer të gjitha rekordet, 19 tituj pas luftës apo 10 tituj rresht nga edicioni 2013-2014 deri në 2023-2024, këtë edicion mbetet duarbosh.

“Edicioni i sivjetmë u përmbyll me ndeshjen ndaj KH Rahovecit. 

Ne si klub i urojmë KH Rahoveci për titullin kampion të merituar për këtë edicion! 

Ju falënderojmë të gjithë ju që ishit përkrah Besës, për dashninë dhe kohën qe i keni kushtu! 

Besën e keni që Besa do të kthehet aty ku e ka vendin, si kampion i padiskutueshëm për 10 vite rresht e 19 në total! 

Besa – besë”, shkruan në faqen e KH Besa Famgas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat