Mursel Memeti tregon përparësitë e Besës ndaj Rahovecit

Hendboll

Mursel Memeti tregon përparësitë e Besës ndaj Rahovecit

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 28 maj 2024 Në ora: 12:31
Mursel Memeti

Besa Famgas e Pejës mobilizon tërë arsenalin për hakmarrje ndaj Rahovecit, në ndeshjen e dytë të finales së play-off-it.

Finalen e parë e fituan Rahoveci me rezultat 34:30 në palestrën e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec.

Pejanët besojnë e shpresojnë se do t’i revanshohen për këtë humbje dhe me fitore të vazhdojnë synimet për titull në finalen e tretë.

Mursel Memeti, portieri më i mirë në Kosovë, premton maksimumin për ekipin e tij Besa Famgas.   

“Besa është një ekip që në finale gjithmonë ka shfaq lojë të mirë edhe për këtë arsye vitet e fundit i kem të fituara. 

Përparësia është loja jonë kolektive dhe terreni vendas.

Shpresoj që do të luajmë edhe lojën e tretë në Rahovec”, - thotë Memeti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ndeshja luhet nesër në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë, duke filluar në orën 19.00. 

Në rast se fiton Rahoveci do të stoliset me titullin e kampionit.

Nëse fiton Besa finalja e tretë do të luhet në fundjavë në Rahovec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat