Arrestohet një 42-vjeçar në Gostivar, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg

Gostivari

Arrestohet një 42-vjeçar në Gostivar, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg

Më: 30 maj 2024 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

MPB njofton se ka ndaluar personin M.M. (42) nga fshati Debresh i Gostivarit.

Ai ishte i dënuar me 10 vite burg për kryerjen e disa veprave penale “vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje”, ndërsa po kërkohej me fletarrest qendror me vendim të gjykatës për shkak të arratisjes nga burgu i Idrizovës i cili duhet t’i vuante edhe gjashtë vjet burg.

Gjatë arrestimi tek ai janë gjetur dhe konfiskuar mjetet nga veprat e kryera penale.

Ai është dërguar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dërgohet në burg.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat