Hyseni: Premtimet e dhëna po jetësohen, lidhen me rrugë fshatrat e Gjilanit me ato të Preshevës

Gjilani

Hyseni: Premtimet e dhëna po jetësohen, lidhen me rrugë fshatrat e Gjilanit me ato të Preshevës

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Pa ndalur po vazhdojnë investimet në fshatrat e Komunës së Gjilanit, përkatësisht rreth brezit kufitar që lidhin fshatrat e Gjilanit me ato të Preshevës.

Kjo po bëhet me qëllim të përmirësimit të kushteve për jetë më të mirë për banorët e fshatrave.

Një investim me rëndësi ka filluar për asfaltimin e rrugës në fshatin Kokaj.

"Me vlerë 569,135.37 euro e gjatësi 3261,55 metra, kanë filluar punimet në rrugën e fshatit Kokaj", tha kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.

Sipas tij infrastruktura e re që po punohet, përveç zhvillimit të fshatrave të komunës sonë, do të shërbejë edhe për lidhjen e shumë fshatrave të Preshevës me Gjilanin.

"Premtimet e dhëna po jetësohen, punët nuk do të ndalen. Shumë projekte tjera presim të fillojnë", tha i pari i Gjilanit Alban Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat