Hyseni:Projekti i zgjerimit të rrugës “Hamdi Kurteshi”, nuk ka të ndalur

Gjilani

Hyseni:Projekti i zgjerimit të rrugës “Hamdi Kurteshi”, nuk ka të ndalur

Më: 29 maj 2024 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Po vazhdojnë pa ndalur punimet në njërin ndër projektet më të mëdha të Komunës së Gjilanit në zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi”.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër ecurinë e punimeve të cilat po zhvillohen në disa pjesë të perimetrit të këtij projekti.

Pas zhvendosjen e rrethojës së hekurt në brendësi të kazermës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, po vazhdon pastrimi i lumit Stanishorka dhe përgatitja e ndërtimit të kolektorit.

“Projekti i zgjerimit të rrugës “Hamdi Kurteshi”, nuk ka të ndalur” , tha Alban Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat