Taulant Ramadani, Shef i Repartit të Stomatologjisë në Gjilan: E ndjej përgjegjësi dhe obligim për të sjellur reformë të sistemit shëndetësor

Gjilani

Taulant Ramadani, Shef i Repartit të Stomatologjisë në Gjilan: E ndjej përgjegjësi dhe obligim për të sjellur reformë të sistemit shëndetësor

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 17:17
Taulant Ramadani

Stomatologu, Taulant Ramadani, tash më ka filluar të punoj në cilësinë e Shefit të Repartit të Stomatologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ( QKMF ) në Gjilan, e që në kuadër të së cilës përfshihen edhe pikat tjera përkatëse stomatogjike në qytet dhe fshatra.

Shefi aktual  i këtij reparti, Taulant Ramadani për lexuesit e Agjencisë së Lajmeve “Gjilani Info”, tha: ” E ndjej përgjegjësi dhe obligim për të sjellur reformë të sistemit shëndetësor këtu ku tashmë do të udhëheq unë. Pra, është një ndryshim në rrjedhen e punës time personale, por që ka efektin kolektiv dhe benefit prurës për shërbimin”.

Sipas tij, si rrjedhojë  e gjithë  kësaj përfitues janë dhe duhet të jenë në mënyrë prioritare pacientët tanë, apo thënë ndryshe qytetarët tanë.

“Stomatologjia si njësi, në kuadër të  QKMF-së ka specifikat e veta të cilat duhet të merren më shumë seriozitet dhe përpikshmëri, e që unë besoj se do të kemi edhe bashkëpunimin ndërkolegial. Sic është fakt se më mirë është të parandalosh se sa të trajtosh, në theks të vecantë do të  vëhet  preventiva (parandalimi), tha Taulant Ramadani, Shef i Repartit të Stomatologjisë në Gjilan.

Ai theksoi se duke bërë parandalimin evitohet prezenca e problemeve shëndetësore si dhe ngritet niveli i shë ndetit në përgjithësi.

“Kam mirëpritur një pozitë të tillë, anadaj me përgjegjësi të plotë edhe do të angazhohem për të zgjidhur cdo problem që pengon ecjen përpara derjtë ngritjes së nivelit shëndetësor. Do të veprohet në këtë mënyrë me qëllim që të ketë fiziologji të proceseve të punës, katalizator ky për projektet kushtuar shërbimit të Stomatologjise”, tha ndër tjerash, Taulant Ramadani, Shef i Reparti të Stomatologjisë në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat