​Zjarr në malet e Gjakovës

Gjakova

​Zjarr në malet e Gjakovës

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Një pjesë e malit në afërsi të fshatit Babaj Bokës në Gjakovë është kapluar nga flakët e zjarrit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur për KosovaPress, se zjarrfikësve në ndihmë iu kanë dalë edhe pjesëtarë të KFOR-it.

“Sot në afërsi të fshatit Babaj Bokës, një pjesë malore është përfshirë nga zjarri.

Zjarrfikësit të ndihmuar edhe nga KFOR-i janë duke bërë përpjekje për shuarjen e zjarrit”, ka thënë Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat