Sot nga ora 18:30, të gjithë do të jenë para TV për të parë ndeshjen e parë të madhe të sezonit të Bundesligës mes Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen, përkatësisht i pari dhe i dyti në renditje.
Ndeshja, s’ka nevojë të thuhet, premton të jetë e nxehtë duke pasur parasysh dopjetën e fituar nga “Aspirinat” sezonin e kaluar dhe vitin zhgënjyes të bavarezëve.
Xabi Alonso, trajneri i Leverkusenit, prezantoi ndeshjen në konferencën për shtyp: “Është një ndeshje e rëndësishme, ndoshta më e vështira e sezonit të Bundesligës. Pritja është e madhe. Ne duam të luajmë mirë, të jemi konkurrues. Ne e dimë se për të marrë diçka nga ‘Allianz Arena’ kemi nevojë për një paraqitje pothuajse perfektë.
Nëse ka ndryshuar presioni ndaj nesh? Jo, është ndeshja e pestë, ka edhe 30 të tjera. Ne jemi të fokusuar vetëm në ‘Allianz Arena’ të Bayernit dhe nuk ka më presion për ne këtë sezon”.