Lajmin që nuk e do kurrë Kosova, drejt realizimit mes Beogradit e Tiranës

Futboll

Lajmin që nuk e do kurrë Kosova, drejt realizimit mes Beogradit e Tiranës

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 19:15
Pamje nga rrahje me 14 tetor të vitit 2014 në Beograd, kur u sulmuan lojtarët e Shqipërisë

UEFA e ka pranuar zyrtarisht ofertën e Shqipërisë dhe Serbisë, për të bashkëorganizuar Kampionatin Evropian në kategorinë U-21 në vitin 2027.

Kjo u bë e ditur të enjten nga shtëpia e futbollit evropianm në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv që u mbajt në Nyon të Zvicrës.

Siç ka konfirmuar UEFA të enjten, kandidatura e dy shteteve është e vetmja që ka qenë brenda afateve, ka shkruar Associated Press.

Belgjika dhe Turqia kishin shprehur interesim në të kaluarën, por s’kishin aplikuar me kohë.

Vendimi pritet të merret më 16 dhjetor në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

Dy federatat ishin bashkuar në maj për organizimin e turneut me 16 kombëtare.

Garës i duhen tetë stadiume për 31 ndeshje. 

Agjencia prestigjioze e lajmeve ka shkruar edhe për tensionet e së kaluarës në futboll mes dy kombëtareve dhe për “ndeshjen e dronit” më 2014. Po ashtu ka shkruar për suspendimin e Mirlind Dakut në “Euro 2024”, pasi përmes megafonit kishte fyer serbët.

Këtë lajm nuk do të dontë kurrë Kosova, drejt realizimit mes Beogradit e Tiranës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat