Futbollisti boshnjak, Miralem Pjaniç është bërë me klub të ri.
Ai ka befasuar të gjithë duke u transferuar tek skuadra ruse, CSKA Moska, si lojtar i lirë.
Lajmin u bë i ditur nga vetë skuadra ruse përmes një postimi në rrjetet sociale.
Futbollisti boshnjak aventurën e tij të fundit si futbollist e pati tek Sharjah në Arabi.
Kurse më herët është ka djersitur fanellat e Metzit, Lyonit, Romës, Juventusit, Barcelonës e Besiktasit.
Boshnjaku kulmin e tij të karrierës e pati tek Roma ku luajti për pesë vite që nga 2011 deri në 2016.
Me skuadrën nga Rusia ka nënshkruar kontratë një-vjeçare.