Joshua Kimmich mund të jetë duke kaluar sezonin e tij të fundit si futbollist te Bayern Munich.
Mbrojtësi gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës dhe ende nuk ka marrëveshje për rinovim të saj.
Shumë klube të mëdha janë vënë pas tij, por Barcelona mbetet favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e tij.
L’Equipe ka njoftuar se Paris Saint Germain është tërhequr nga gara për t’i siguruar shërbimet e gjermanit.
Tani kjo është një plus për Barcelonën që ka një rival më pak në garë për Kimmich.
Gjithsesi gjiganti katalunas për të arritur deri te Kimmich, duhet ta mposht konkurrencën e skuadrave angleze si Liverpool, Man City dhe Arsenal.
Një ndihmesë e madhe për Barcelonën pritet të jetë trajneri Hansi Flick, me të cilin Kimmich ka raporte të shkëlqyeshme.