Nedim Bajrami mbërriti me jehonë të madhe te Rangers.
Tifozët e këtij klubi janë të flaktë dhe u emocionuan kur panë rekordin e lojtarit të tyre të ri.
Bëhej fjalë për golin më të shpejtë në historinë e Europianit që Bajrami e shënoi ndaj Italisë.
Por tani mbërriti koha që mesfushori shqiptar të tregojë sesa vlen.
Në orën 18:45, Rangers do të përballet në transfertë me Malmon.
Kjo do të jetë hera e parë që Bajrami do të luajë në Europa League dhe një gol i shënuar sot do t’i jepte jo pak jehonë.