Quhet Maldini, por është shqiptar! Talent i madh në Angli

Futboll

Quhet Maldini, por është shqiptar! Talent i madh në Angli

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 16:02
Maldini Kacurri

Quhet Maldini, por nuk është italian.

Babai, tifoz i zjarrtë i Milanit, 18 vite më parë vendosi t’i jepte këtë emër të birit, duke u frymëzuar nga legjenda e klubit kuqezi, mbrojtësi i madh italian, Maldini.

E kemi fjalën për shqiptarin Maldini Kacurri, i cili dje debutoi me skuadrën e parë të Arsenalit. Mikel Arteta i ka besuar mbrojtësit shtatlartë për pak minuta, duke i dhënë mundësinë të shfaqë talentin e tij në ndeshjen kundër Boltonit në Carabao Cup.

18-vjeçari është një nga talentet më të spikatur në futbollin anglez. Ai mund të bëhet lojtar i rregullt i skuadrës së parë tek Arsenali. Sigurisht, ne presim gjithashtu që Kacurri të jetë yll i së ardhmes i kombëtares shqiptare.

Shtatlarti ka disa paraqitje për ekipet e moshave si Shqipëria U17 dhe së fundmi në U19. Ai ka bindur me performancat e tij dhe së shpejti mund ta shohim si partner të Gjimshitit apo Ismajlit në mbrojtjen kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat