Opsione për të zëvëndësuar Ten Hag-un

Futboll

Opsione për të zëvëndësuar Ten Hag-un

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 15:44
Ten Hag

Trajneri i Mançester Junajtid, Erik Тen Haag, po i shfrytëzon dalëngadalë të gjitha kreditet e tij.

Sezonin e kaluar ai nuk arriti të fitojë një vend në Ligën e Kampionëve, skuadra e tij e nisi keq sezonin e ri në Premier Lиgë dhe nuk arriti të shënojë fitore as në startin e ndeshjeve të Ligës Europa. Man. Junajtedi në shtëpi luajti baraz (1:1) kundër holandezëve të Tuentes.

Mediat angleze raportojnë se nëse ndodh një mrekulli dhe Ten Haag nuk shkarkohet gjatë sezonit, ai me siguri do të largohet pasi të përfundojë sezoni.

Dyshohet se sektori i sportit po planifikon dy trajnerë që mund të zëvendësojnë holandezin.

Të dy janë nën kontratë me klubet e tyre. Po flasim për Edie Hau, menaxherin aktual të Njukasëllit dhe Simone Inzagi që drejton Interin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat