Ish - portieri i Real Madridit: Ja pse Szczesny është portier më i mirë

Futboll

Ish - portieri i Real Madridit: Ja pse Szczesny është portier më i mirë

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 15:19
Szczesny

Jerzy Dudek, ish-portieri polak i Real Madridit dhe Liverpool-it, mes skuadrave të tjera, së fundi ka vlerësuar mundësinë e nënshkrimit të bashkatdhetarit të tij, Wojciech Szczesny, për Barcelonën, pas dëmtimit të rëndë te Marc ter Stegen: “Do të ishte një opsion i mirë, kam folur tashmë me të kur Juventusi i tha se nuk e kishte në plane për këtë sezon”.

Në këtë kuptim, Dudek e krahasoi atë me Ter Stegen: “Sportivisht do të përshtatej te Barcelona, edhe pse është një portier shumë i ndryshëm nga Ter Stegen.

Tani stili i lojës së Barçës është i ndryshëm. Ter Stegen luan më mirë me këmbët e tij, por Szczesny është superior në pritje”.

Më tej, Dudek shtoi për ish-portierin e Juventusit: “I pëlqen klima e ngrohtë, do të zbarkonte në një qytet të mirë”.

Në fakt, portieri polak jeton në Marbella që kur doli në “pension”, pas Europianit. Dudek e vlerësoi pozitivisht marrëdhënien e tij me Robert Lewandowski: “Ata të dy do të ndiheshin mirë duke luajtur në të njëjtin ekip”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat