FC Kosova Dusseldorf nuk ka mëshirë as ndaj DjK Fortuna Dilkrath 

Futboll

FC Kosova Dusseldorf nuk ka mëshirë as ndaj DjK Fortuna Dilkrath 

Nga: K.G. Më: 26 shtator 2024 Në ora: 14:42
FC Kosova Dusseldorf

FC Kosova Dusseldorf nuk ka treguar mëshirë as për DjK Fortuna Dilkrath duke e mposhtur me rezultat 3:0, në takimin e javës së 7-të të Landesliga.

Djelmoshat e Kosovës po tregojnë cilësi si në sulm si në repartin e mbrojtjes.

Shtatë ndeshje, 6 fitore e 1 barazim, pa humbje me 24 gola të realizuara dhe vetëm pesë të pësuara. Kosova kryeson me 19 pikë, ka tre pikë dhe një ndeshje më shumë se VfL Juchen-Garzweiler që renditet në vend të dytë dhe DjK Fortuna Dilkrath është në fund pa pikë.

“Klubi ynë vazhdon me rezultate pozitive! Në ndeshjen kundër DJK Dilkrath, ekipi ynë triumfoi me rezultat bindës 3:0.

Golin e parë e realizoi Max Stellmach që në minutën e 9-të, ndërsa Fatlum Ahmeti siguroi fitoren me dy gola të shënuar në minutat shtesë, 90’ +2 dhe 90’ +5. Me gjithë organizimin e mirë të kundërshtarëve, klubi ynë tregoi forcën dhe vendosmërinë e saj në fushë.

Një falënderim i madh shkon për tifozët tanë të mrekullueshëm, të cilët qëndruan gjatë gjithë ndeshjes në shi për të na mbështetur. Pa përkrahjen tuaj, kjo fitore nuk do të kishte qenë e njëjtë. Urime dhe faleminderit të gjithëve për përkrahjen!”, ka njoftuar FC Kosova Düsseldorf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat