MekKlaren zbulon prapaskenat

Futboll

MekKlaren zbulon prapaskenat

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 13:28
Ten Hag e Ronaldo

Kristiano Ronaldo nuk arriti të përmbushë standardet e Erik ten Hagut para largimit të tij të armiqësuar nga Mançester Junajtid.

Kjo sipas ish-asistentit të “Djajve të Kuq”, Stiv MekKlaren. 63-vjeçari u ribashkua me Ten Hagun në vitin 2022 kur holandezi mori postin e trajnerit në “Old Trafford”. 14 vjet më parë, ata u takuan për herë të parë pasi MekKlaren u emërua menaxher i Tuentes dhe kishte Ten Hagun si asistent. Kështu, kur ish-shefi i Ajaksit mbërriti në Mançester, ai e ktheu në klub ish-nr. 2 të Sër Aleks Fergusonit.

Dhe ai e di se çfarë ndodhi saktësisht me Ronaldon. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, u largua nga Junajtid në mes të sezonit të parë të Ten Hagun, pasi dyshja u prishën për mungesën e aktivizimit të tij. 39-vjeçari tha i zemëruar se nuk mund ta respektojë Ten Hagun, sepse ai nuk tregon respekt dhe tha se ndihej i “tradhtuar” nga Junajtid , i cili kishte bërë “zero” progres që nga largimi i Fergusonit.

Por MekKlaren ka një tjetër version dhe duke folur për “The Telegraph” tha: “Nuk mund të fajësoj qasjen e Ten Hagut. Ai e trajtoi me të vërtetë shumë mirë. Unë thashë në atë kohë se ai ishte njeriu i duhur për të bërë këtë detyrë.

Kjo u tregua në mënyrën se si ai e menaxhoi largimin e Ronaldos. Ai erdhi me standarde të përcaktuara. Vendosi rregulla. Vendosi mënyrën e lojës.

Dhe nëse nuk vrapoje, nuk luaje. Ai ishte i prerë në këtë, ashtu siç janë holandezët. Ai e dinte se kjo ishte ajo që duhej. Ronaldo nuk e bëri dhe ai e la jashtë skuadre me të drejtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat