Kaka: Nëse luan si në derbi, ka shanse optimale për ta fituar titullin

Futboll

Kaka: Nëse luan si në derbi, ka shanse optimale për ta fituar titullin

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 12:47
Kakà

“Në derbi, Milani dha një sinjal të madh, pas asaj që ndodhi kundër Liverpool-it. Fitorja kundër Interit, duke luajtur edhe mjaft mirë, ishte përgjigja e duhur”.

Kështu u shpreh ish-lojtari i madh i kuqezinjve, Kakà, gjatë eventit të “Fifa25 EASports”, që u zhvillua dje në Milano. Më tej, braziliani shtoi: “Nëse kuqezinjtë vazhdojnë të luajnë si në derbi, kanë perspektiva të mira për titullin.

Ne pamë një ekip me qëndrim ndryshe dhe shumë të mirë, që luftonte fort për rezultatin. Leao?

Është një lojtar që më pëlqen shumë, ka forcë, cilësi dhe teknikë. Ne duhet ta mbështesim, sepse mund ta ndihmojë këtë Milan shumë”.

Kaka foli më pas për Gabbia, i cili zgjidhi derbin: “Ai mund të ndihmojë edhe kombëtaren italiane, personalisht e shikoj si lojtarin e radhës kuqezi me axurrët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat