Prishtina në Gjilan, Suhareka në Podujevë

Futboll

Prishtina në Gjilan, Suhareka në Podujevë

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 12:42
Pamje nga një ndeshje

Albi Mall Superliga e Kosovës do të luhet këtë fundjavë, ku në program janë pesë ndeshje për tu zhvilluar në kuadër të xhiros së shtatë.

Federata e Futbollit të Kosovës tanimë ka publikuar edhe orarin për ndeshjet e xhiros së shtatë që zhvillohen nga e premtja në të diel.

Llapi dhe Suhareka zhvillojnë ndeshjen e parë të premten me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ‘"Zahir Pajaziti"’.

Të shtunën në program janë dy sfida të tjera, ku Ballkani para adhuruesve të vet pret Ferizajn.

Ndërkohë në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë, Dukagjini është nikoqir i Dritës.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet të dielën me Gjilanin që pret para adhuruesve të vet Prishtinën.

Ndërkohë sfida e fundit e kësaj jave është ajo mes Feronikelit ’74 dhe Malishevës që zhvillohet në Drenas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat