Valon Behrami befason, interviston lojtarin serb

Futboll

Valon Behrami befason, interviston lojtarin serb

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 12:39
Valon Behrami

Dushan Vlahoviq është protagonisti i episodit të parë të sezonit të ri të “My Skills”, formati i Dazn në bashkëpunim me “EA FC 25”, në të cilin lojtarët më të mirë të Serie A flasin për veten. Në intervistën e kryer nga Valon Behrami, ish-futbollisti shqiptar i kombëtares zvicerane dhe i disa skuadrave, sulmuesi serb për Juventusin e Motta, objektivat dhe mentalitetin e tij:

“Ndihem komod me trajnerin Motta, jam në gjendje të shprehem më mirë. Ky stil loje më përshtatet më shumë se ai që përdorte mister Allegri. Gjithmonë e kam vënë veten në dispozicion. Kam bërë gjithmonë me kënaqësi çfarë më thotë Thiago për disiplinën.

Trajneri më kërkon të bëj ato gjëra, që duken të thjeshta, por në realitet kanë të bëjnë me disiplinën e një futbollisti: ha mirë, fli mirë dhe ndiq dietën e duhur. Për mua, Juventusi është shumëçka: krenaria, mentaliteti fitues, një familje. Këtu gjithçka është ndryshe, përgjegjësia e kësaj fanelle është e madhe”.

Vlahoviq më pas foli për objektivat e tij, duke filluar nga golat: “Unë nuk i vendos vetes kufij, gjithmonë e kam ngritur stekën. Nuk kam qenë kurrë i lumtur, as në sezonin kur kalova te Juventusi nga Fiorentina dhe shënova 24 gola”.

Vlahoviq u ndal edhe te sulmuesit kryesorë: “Unë do t’i merrja Haaland-it mënyrën se si e sulmon zonën.

Kur starton ai, është e vështirë të ndalet, për shkak të mënyrës se si sulmon thellësinë. Natyrisht, e ndihmon edhe fiziku që ka. Do të merrja pozicionimin e trupit nga Lautaro, është vdekjeprurës. Sezonin e kaluar me të drejtë ishte më i miri në Serie A, kam respekt të madh për të. Do t’iu merrja finalizimin Kane dhe Lewandowskit, si dhe shpejtësinë Osimhen”.

Për mentalitetin, serbi thotë: “Ndonjëherë në fushë, nëse ndodhin gjëra që nuk shkojnë mirë, unë filloj të nervozohem. Pak nga pak po e ndryshoj këtë gjë, sepse është e kotë. Siç tha Gjokoviq: Aftësia ime më e madhe është të di të fshij gabimet.

Më duket se këtë e ka thënë edhe Cristiano Ronaldo. Kjo është diçka që mund ta përmirësoj. Në përgjithësi, është shumë e rëndësishme të keni ekuilibër.

E mësova këtë në këto vite te Juventusi, sepse duke luajtur çdo tri ditë, keni gjithmonë një shans të ri.

Këtu, nëse fiton është normale. Kushdo që dëshiron të bëhet më i miri, duhet ta ketë këtë mentalitet. Nëse mendoj të bëhem një pikë referimi për shokët e mi të skuadrës, edhe për më të rinjtë, duhet të kem sjellje të shkëlqyer. Duhet të jap shembullin për të tjerët në stërvitje çdo ditë, si me qëndrimin në fushë gjatë ndeshjeve.

Shpresoj të jem shembull për ta, edhe më shumë në të ardhmen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat