Mikel Arteta emëroi një ekip relativisht të ri për t’u përballur me Bolton Wanderers në Carabao Cup të mërkurën.
Topçinjtë triumfuan ndaj Boltonit me rezultat të thellë 5-1, falë golave të shënuar nga Declan Rice, Raheem Sterling, Kai Havertz dhe një dygolësh nga i riu Ethan Nwaneri, 17 vjeçar.
Edhe në stol, disa adoleshentë ishin të përfshirë dhe një gazetar e pyeti Artetën nëse kishin shkollë të nesërmen në mëngjes.
Shefi i Arsenalit buzëqeshi dhe u përgjigj: “Ka disa, ata do të duhet të jenë atje në shkollë në mëngjes pasi kanë mësime”.
“Do të jetë e mrekullueshme që ata gumëzhinin pas ndeshjes, ata folën me lojtarët vetëm për t’i falënderuar ata gjithashtu, ishte një moment i bukur”.
Kujtojmë që në këtë sfidë debutoi edhe talenti i madh shqiptar Maldini Kacurri për Arsenalin.