Barcelona ka siguruar fitoren e shtatë këtë sezon në La Liga, duke e mposhtur Getafen me rezultat 1-0.
Është një start perfekt për skuadrën e Hansi Flick, që e sheh vetën në krye të tabelës me 21 pikë, katër më shumë se Real Madridi në pozitën e dytë.
Futbollistët e Hansi Flick më së shumti dominuan lojën duke u dëshmuar një herë kundër statusit të ekipit të parë në tabelë këtë sezon.
Pas ndeshjes, Jules Kounde vlerësoi trajnerin për përmirësimet që ka bërë në skuadër.
“Ne mund të shohim që nga dita e parë që Hansi Flick është një trajner i klasit botëror”, deklaroi Kounde.
“Ne si lojtarë po shijojmë seancat stërvitore dhe ndeshjet nën Flick, me siguri dhe jemi të lumtur që kemi një trajner të tillë në radhët tona”, u shpreh mbrojtësi francez.
Ndeshjen e radhës Barcelona e zhvillon në udhëtim te Osasuna të shtunën me fillim nga ora 21:00.