Ademi shënon gol për Dinamon, dhe Qamili për Sonderjysken

Futboll

Ademi shënon gol për Dinamon, dhe Qamili për Sonderjysken

Nga: K.G. Më: 26 shtator 2024 Në ora: 00:13
Ademi

Ish - lojtari i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, shqiptari Arijan Ademi shënoi gol në fitoren 3:1 të Dinamo së Zagrebit si mysafir ndaj Bagnoles dhe u kualifikua për në fazën e të 8-të së finales së Kupës së Kroacisë.

Ademi ka tundur rrjetën në minutën e 86-të për 3:1 finale.

Kurse Sonderjiske, për të cilën luan edhe Lirim Qamili, është kualifikuar në të 8-ën e finales së Kupës së Danimarkës.

Qamili ka shënuar njërin prej golave në fitoren 3:2 të skuadrës së tij si mysafir ndaj Ishojit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat