Skuadra shqiptare fiton në Prilep

Futboll

Skuadra shqiptare fiton në Prilep

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 00:08
Arsimi nga Çegrani

Arsimi nga Çegrani ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Pobedës në Prilep në kuadër të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.  

“Fitore e madhe si mysafir ndaj Pobedës në Prilep me rezultat 1:2, me golat e Albin Ramadanit dhe Besart Rexhepit. 

Ndeshje e bukur e djemve që merituan fitoren, që përsëri erdhi gjatë pjesës së dytë, ndeshje e rëndë, e vështirë, me shumë agresivitet e djers, por djelmoshat tonë dhe stafi treguan se nuk dorëzohen asnjëherë dhe ia dolën të marrin 3 pikë shumë të mëdha në një terren shumë të rëndë. 

Avantazhi i dyfishtë erdhi me të filluar pjesa e dytë, ndërsa verdh e zinjtë luftuan pa kompromis, me shumë sakrificë për fanellën e tyre të zemrës. 

Kjo fitore vjen edhe si festë e dyfishtë me rastin e ditëlindjes së trajnerit Labinot Musliu”, njofton KF Arsimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat