Reagon KF Bashkimi: Pse po i prishni ëndrrat tona

Futboll

Reagon KF Bashkimi: Pse po i prishni ëndrrat tona

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 23:39
Pamje nga ndeshja

Pas përfundimit të ndeshjes së javës së 4-të të Ligës së dytë të Maqedonisë së Veriutnë futboll, në mes të KF Bashkimit dhe Bellasicës nga Strumica (1:1) e zhvilluar në Kumanovë, kryesia e klubit ka dalur me këtë reagim:

“Pse po i prishni ëndrrat tona?‼

Dy ndeshje si vendas, dy referime skandaloze. Edhe me skandaloze është fakti që këtë po e bëni ne terrenin tonë, duke provokuar në mënyrë direkte edhe tifozerinë tone te zjarrte e shume sportdashës. Po provokoni ata, qe Bashkimin e kane kult e dashuri pa interes. Po provokoni, qe situata te dalë jashtë kontrollit dhe te keni me lehte pastaj në qëllimet tuaja.

Kurrë nuk kemi deshte ndihmë, duam vetëm drejtësi e referim korrekt, për të gjithë!

Klubi ynë, në mënyrë të orkestruar po dëmtohet vetëm e vetëm qe kemi ambicie për tu rikthyer atje ku e kemi vendin dhe na takon.

Ndeshja kundër Makedonija, ndeshja me Ohrin dhe tash ndeshja kundër Bellasicës, shënon edhe mbushjen e kupës ndaj padrejtësive dhe referimeve me porosi.

Penallti e pastër në minutën e 61-të dhe disa kartona të verdhë pa asnjë kriter, ishin kryefjala e ndeshjes që u zhvillua sot. Këto vendime ndikuan direkt në rezultatin përfundimtar dhe padrejtësisht na u hoqën dy pikë në luftën e egër për plasman në një rangim më të lartë. Pse?

Kërkojmë nga komisioni i delegimit të referëve pranë FFM-së, që urgjentisht të dënojnë këto referime amatoreske dhe një ore e me parë të bëjnë të mundur edhe aplikimin e sistemit VAR, sistem tani me aplikativ në të gjithë shtetet e regjionit, përveç tek ne!

Na lejoni ta shijojmë ëndrrën, na lejoni të luajmë lojën më të bukur në botë pa prapaskena e skenar! Mos na shkelni padrejtësisht!”, ka reaguar KF Bashkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat