Skuadra portugeze Porto është befasuar në Bodo duke pësuar humbje me rezultat 3:2 nga Bodo/Glimt, në ndeshjen e rrethit të parë të Europa League në futboll.
Skuadra portugeze avancoi me golin e futbollistit Omorodion (8') por vendasit këndellen dhe barazojnë në minutën e 15-të me golin e Hogh.
Hauge shënoi në minutën e 40-të dhe 62-tën për rezultatin 3:1.
Gul në minutën e 90-të ngushton humbjen në 3:2.
Bodo nga minuta e 51-të mbetet me një lojtar më pak, pasi që u përjashtua Maatta pas dy kartonëve të verdhë, por këtë epërsi numerike nuk e shfrytëzoi Porto.