Roma përqafon Artem Dovbyk.
Entuziazëm i madh për ardhjen në Itali të qendërsulmuesit ukrainas, numri 9 i ardhshëm i skuadrës së drejtuar nga De Rossi pas marrëveshjes së arritur me Girona-n.
Qindra tifozë e pritën në aeroport sulmuesin, duke e shoqëruar me shumë entuziazëm.
Roma do të shpenzojë 32 milionë euro plus 6 të tjera në formë bonusesh te ekipin spanjoll.
Ai është afrimi i dytë i rëndësishëm, pas Soule, i cili erdhi nga Juventusi para disa ditëve.