Simone Inzaghi do të duhet të punojë disa ditë pa Mehdi Taremin në dispozicion të tij.
Qendërsulmuesi iranian është dashur të ndërpresë stërvitjen për shkak të një problemi fizik, gjë që do ta detyrojë të pushojë.
Gjendja e tij fizike do të vlerësohet në ditët në vijim.
Taremi nuk u stërvit të enjten e 1 gushtit për shkak të një problemi muskulor. Interi dha informacion për gjendjen e tij me një shënim në faqen e tyre zyrtare.
“Mehdi Taremi iu nënshtrua një MRI mëngjesin e sotëm në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano. Analizat vunë në pah një tendosje muskulore në bicepsin femoral të kofshës së majtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme”.
Objektivi është që ish-qendërmbrojtësi i Portos të jetë gati për ndeshjen e parë të kampionatit të planifikuar për 17 gusht, përballë Genoas.