Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi është në rrethin e tretë të Conference League në futboll.
Kampioni i Malit të Zi, skuadra shqiptare Deçiqi, ka një ecuri fantastike, ku tani ka rival Helsinkin nga Finlanda.
“Siç qëndrojnë gjërat, Mali i Zi me shumë gjasa do të ketë katër ekipe (përsëri) në garat evropiane të klubeve.
E gjitha kjo falë rezultateve të shkëlqyeshme të skuadrave këtë sezon dhe ngritjes marramendëse të koeficienteve të klubeve të federatave kombëtare në listën e UEFA-s.
Mornari eliminoi Dinamon nga Tbilisi dhe Radniçkin e Kragujevcit, Deçiqi kaloi Dinamon e Batumit, ndërsa Buduçnostit eliminoi Malishevën. Koeficienti i sivjetshëm prej 1.833, i cili jo vetëm që është më i madhi deri më tani kur bëhet fjalë për kualifikueset evropiane të futbollit të klubeve malazeze, por aktualisht është i treti më i madhi në Evropë në mesin e rreth 30 vendeve, klubet e të cilëve kanë filluar kualifikimin nga raundet më të ulëta.
Deri më tani, vetëm klubet hungareze dhe armene kanë grumbulluar një koeficient më të lartë se klubet malazeze - 1875 secila.
Në krahasim me koeficientin e skuadrave nga Bosnja dhe Hercegovina këtë verë (katër ekipe) është 0.750, nga Maqedonia e Veriut (tre ekipe) 0.66, Shqipëria 1.125, Gjeorgjia 1.125, Kosova 1.375”, shkruan mes të tjera mediumi malazez “Vijesti”.