Vedat Muriqi duket se është gati për sezonin e ri në LaLiga me Mallorcan e tij.
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës ishte protagonist në miqësoren e fundit të Mallorcas ndaj Poblense, të fituar me rezultatin e thellë 5-0.
Ishte pikërisht futbollisti shqiptar që hapi llogaritë e takimit duke shënuar në minutën e 11, ndërsa po Muriqi realizoi edhe të dytin pas katër minutash. Në vijim, Mallorca e gjeti rrugën e rrjetës edhe në tre raste të tjera.
30-vjeçari përgatitet të nisë sezonin e katërt në Spanjë me Mallorcan teksa “Pirati” është një prej aseteve më të rëndësishëm të skuadrës spanjolle.
Në sezonin e fundit të LaLiga, Muriqi u aktivizua në 29 ndeshje duke shënuar shtatë gola ndërsa dhuroi edhe dy asistë.