Braziliani pëlqehet nga skuadra e Neymarit

Futboll

Braziliani pëlqehet nga skuadra e Neymarit

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 14:39
Vitor Roque

Al Hilal synon të nënshkruajë me Vitor Roquen.

Sulmuesi brazilian është ndër objektivat kryesore të klubit saudit, ku luajnë bashkëkombësit e tij Neymar, Malcom dhe Renan Lodi.

Kampioni kombëtar kërkon të mbrojë kurorën dhe po sheh sesi Al Ittihad, skuadra e Benzemasë, është përforcuar fuqishëm me nënshkrimet e Aouar dhe Moussa Diaby.

Tani, Vitor Roque, i cili mbërriti këtë afat kalimtar dimëror në Camp Nou në këmbim të 40 milionë eurove, duhet të vlerësojë opsionet e tij, pasi skuadra e Barçës mund të jetë e gatshme të negociojë transferimin e tij.

Fakti që nuk është regjistruar në La Liga është mesazh i qartë se është në shitje. Arkëtimi i parave nga ky transferimin i mundshëm do të ishte vendimtar që klubi katalanas të respektojë rregulloren e Fair Play Financiar (FFP) dhe të jetë në gjendje të hyjë në treg me garanci më të mëdha, megjithëse vendimi përfundimtar është në duart e lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat