Debutim i pafat për Strakoshën

Futboll

Debutim i pafat për Strakoshën

Më: 24 korrik 2024 Në ora: 23:38
Pamje nga ndeshja

Debutimi në ndeshje zyrtare i Thomas Strakoshës me fanellën e AEK nuk mund të shkonte më keq se sa sot. Portieri shqiptar firmosi pak ditë më parë më klubin grek ku do të jetë titullar fiks.

Por në ndeshjen e parë zyrtare, paraqitja e tij nuk ishte nga më të mirat, pasi pësoi tre gola përballë modestëve të Inter Eskaldes të Andorrës.

Ashtu siç pritej, në fushën e vet AEK dominoi ndeshjen dhe gjeti golat me shumë lehtësi, duke shkuar në 4-0 që në minutën e 53-të. Por në mënyrë të papritur, në minutën e 65-të miqtë shënuan falë një autogol të Vida i cili çoi topin në portën e Strakoshës i cili kishte dalë nga këtërkëndori dhe nuk u kuptua me mbrojtësin..

AEK më pas humbi penallti, ndërsa në anën tjetër ishte Strakosha ai që shkaktoi një të tillë kur gaboi në largimin e një topi, duke goditur sulmuesin kundërshtar. Andreu shënoi nga pika e bardhë dhe për çudi ndeshja u hap plotësisht.

Në minutën e 83-të, erdhi edhe goli i tretë i miqve, pas një devijimi të topit në zonë, duke bërë që AEK i cili kishte dominuar plotësisht duelin, ta mbyllte sfidën vetëm me shifrat 4-3, në një natë për t’u harruar për Strakoshën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat