Presidenti i Dinamos godet keq Partizanin e Beogradit: Kjo ishte edhe për ushtarët tanë!

Futboll

Presidenti i Dinamos godet keq Partizanin e Beogradit: Kjo ishte edhe për ushtarët tanë!

Nga: K.Goca Më: 24 korrik 2024 Në ora: 23:25
Ihor Surkis

Kreu i Dinamos së Kievit nga Ukraina, ka uruar ekipin e tij për fitoren bindëse (6:2) ndaj Partizanit të Beogradit, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Champions League në futboll.

Presidenti i Dinamos, Ihor Surkis, ia kujtoi udhëtimin e fundit Partizanit në Moskë, për të cilën ukrainasit u indinjuan shumë me skuadrën bardhezi.

Përveç kësaj, ai tha se Dinamo e Kievit ishte zemëruar për këtë dhe disa herë ia kushtoi fitoren ushtarëve ukrainas, grave, të gjithëve në vend.

“Prisja që skuadra të dilte në fushë dhe të luftonte, ishim shumë të shqetësuar se si do të dukej gjithçka, sepse e dinim që Partizani ka udhëtuar drejt Rusisë dhe Rusia nuk po vret vetëm qytetarët tanë, por edhe fëmijët dhe gratë tona.

Për këtë arsye kjo fitore është shumë e rëndësishme dhe mund të them se është një nga më të rëndësishmet e viteve të fundit”, tha presidenti dinamovit.

Ndeshja u luajt në Lublin të Polonisë dhe e kthimit është caktuar të mërkurën e ardhshme, më 31 korrik, në orën 20:00.

"Jam shumë i kënaqur, i përgëzoj djemtë dhe u jam shumë mirënjohës tifozëve që erdhën në stadium.

Gjithashtu i jam mirënjohës presidentit të Ukrainës, sepse ai na jep mundësinë të përfaqësojmë vendin në skenën ndërkombëtare.

Ne u pritëm shumë mirë në Poloni, e patë që tifozët brohoritën për ne, nuk do të kishte futboll pa mbështetjen e shtetit”, ka thënë Surkis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat