Mirlind Daku e nisi sezonin e ri në Rusi në mënyrën më të shkëlqyer.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ishte njeriu i ndeshjes së javës së parë mes Nizhny Novgorod dhe Rubin Kazan. 26-vjeçari ishte autor i një goli dhe një asisti, në fitoren 4-2 të skuadrës së tij, duke qenë gjithashtu dhe rreziku kryesor në portën e vendasve.
Pas çmimit si lojtari i ndeshjes, sulmuesi kuqezi është future dhe në formacionin më të mirë të javës së parë në premier Ligën e Rusisë.
Sulmuesi I lindur në Gjilan është sulmuesi kryesor në 11-shen më të mirë të javës, duke dëshmuar se është në një formë të shkëlqyer.