Kryetrajneri i Llapit të Podujevës, Tahir Batatina, e ka të qartë për cilësinë e rivalit danez, Brondby, por kjo fare nuk e tremb, do të kërkojë me një lojë të mirë që të kthehen ballëlart.
Llapi është përgatitur për këtë sfidë.
Pas eliminimit nga Europa League tani janë në Conference League.
“Bardhekaltrit përfunduan stërvitjen e fundit para sfidës me Brøndby.
Skuadra e Llapit është para ndeshjes së nesërme ndaj Brøndby, e vlefshme për raundin e dytë të UEFA Conference League, që do zhvillohet në ora 19:00 në Brøndby Stadium.
Në të njëjtin orar të zhvillimit të ndeshjes, ekipi ka përfunduar sot stërvitjen para ndeshjes, ku ekipi u duk mjaft i motivuar për një paraqitje dinjitoze.
Ekipi është i kompletuar për ndeshjen e nesërme dhe nuk do ketë asnjë mungesë”, njofton KF Llapi.