Suhareka ka vazhduar shkëlqimin në ndeshjet miqësore.
Skuadra e inkuadruar në Superligë ka mposhtur Pogradecin me rezultat 3-1.
Suharekasit kanë shfaqur formë të mirë, teksa ka shkëlqyer Jakup Berisha me dy asistime.
Golat u shënuan nga Ajdin Nukic, Liridon Fetahaj dhe Fitim Susuri.