Kampioni i Malit të Zi, skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, ka shënuar fitoren e parë në garat evropiane dhe atë në udhëtim përkatësisht në Batum të Gjeorgjisë.
Deçiqi e ka mposhtur me rezultat 2:0 Dinamo e Batumit, në raundin e dytë të kualifikueseve të Conference League. Ndesgja e kthimit luhet më 30 korrik në orën 21:00 në stadiumin në Podgoricë.
Trim i ndeshjes është futbollisti Ilir Camaj.
Prekjen e parë me topin e shndërroi në gol zëvendësuesi Ilir Camaj. Ai nga 12 metra realizoi për 0:1.
Camaj hyri në lojë në minutën e 61-të dhe një minutë më vonë ka shënuar!
Pas 3 minutave Vuk Strikoviq ka realizuar për rezultatin përfundimtar 0:2. Nëse Deçiqi kalon rrethin e dytë do të ndeshen me HJK Helsinki nga Finlanda.