Sirena araba për Toni Rudiger. Mbrojtësi gjerman ndihet për mrekulli te “Los Blancos”, skuadër ku po fiton trofe të rëndësishëm. Teksa në ekipin e Ancelottit është shndërruar në liderin e prapavijës.
Por, milionat saudite mund ta tundojnë. Al-Ittihad, skuadër ku është kapiten Karim Benzema, ish-shoku i tij te Reali, është gati t’i ofrojë rreth 13 mln euro neto në sezon.
Gjithsesi, për klubin arab do të jetë një mision pothuajse i pamundur bindja e Realit për të lënë të lirë Rudiger, nën kontratë deri në 2026.
Kampionët e Spanjë dhe Europës humbën shërbimet e kapitenit Nacho dhe nuk mund të lejojnë largimin e një tjetër qendërmbrojtësi.
Edhe vetë Rudiger preferon qëndrimin te Reali, skuadër që i mundëson që të garojë çdo sezon për fitimin e trofeve prestigjiozë.