Flamurtari nuk ndal goditjet e bujshme gjatë kësaj dritareje të merkatos, teksa këtë radhë po afron emra që do t’i kishin zili edhe skuadrat e Superiores.
Më i fundit në listë është ai i ish-kapitenit të Partizanit, Lorenc Trashi.
Futbollisti kishte mbyllur kontratën me Ballkanin dhe ishte lojtar i lirë, teksa kishte shqyrtuar disa oferta të ndryshme në javët e kaluara.
Por duket se në fund ka qenë Flamurtari ai që ka bindur mbrojtësin, i cili është prezantuar sot zyrtarisht te vlonjatët, duke shënuar një kthim të papritur në Kategorinë e Parë ku nuk luante që në periudhën kur ishte pjesë e Gramshit.