Prishtina e Re ka synime të mëdha në edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B.
Pretendojnë hyrjen në elitën e futbollit të Kosovës.
Prishtina e Re vazhdon me përforcime, kësaj radhe prezantojnë mbrojtësin Ermal Vitija.
“Ju prezantojmë ardhjen e fundit, mbrojtësin e krahut të majtë, Ermal Vitija, i cili luan po ashtu edhe si qendër mbrojtës.
Ermali vjen për t'i dhënë edhe më tepër vlerë repartit të mbrojtjes dhe për të ndihmuar grupin në arritjen e objektivit.
Ermali më parë ka qenë pjesë e FC Prishtina, Liria, Dukagjini, ndërsa edicionet e fundit ishte pjesë e Flamurtarit të Vlorës, aty ku ishte një nga lojtarët kryesor”, njofton KF Prishtina e Re.