Absurditet, anulohet pas dy orësh goli i Argjentinës në Olimpiadë dhe fitorja i shkon Marokut

Futboll

Absurditet, anulohet pas dy orësh goli i Argjentinës në Olimpiadë dhe fitorja i shkon Marokut

Më: 24 korrik 2024 Në ora: 20:04
Gjyqtari Nyberg

Ndeshja e Lojërave Olimpike mes Argjentinës dhe Marokut në Lojërat Olimpike Paris 2024 është mbyllur me një absurditet të paprecedent në historinë e futbollit botëror për mënyrën se si kanë rrjedhur ngjarjet.

Sfida u mbyll me barazimin në minutën e 106-të nga Argjentina për rezultatin 2:2.

Gjyqtari sinjalizoi dhe futi skuadrat në dhomat e ndeshjeve dhe u mendua se sfida ishte mbyllur me barazim. Por më pas organizatorët bën të ditur se në fakt sfida ishte pezulluar për shkak të fishekzjarrëve të hedhur nga tifozët dhe se duhej zbrazur stadiumi, teksa po rishikohej goli me VAR.

Stadiumi u boshatis dhe pas dy orësh, skuadrat u kthyen në fushën e lojës. Aty, gjyqtari bëri shenjën e VAR-it dhe shkoi të shihte pamjet në monitor, duke anuluar golin e Medina kur kishin kaluar 2 orë nga momenti kur skuadrat ishin larguar nga fusha.

Ndeshja rifilloi dhe u luajtën 3 minuta, ndërsa më pas gjyqtari sinjalizoi mbylljen e saj, duke dekretuar fitoren e Marokut 2-1 ndaj Argjentinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat