Skuadra e Llapit të Podujevës ka presionin e madh të ndeshjes së parë të rrethit të dytë të kualifikueseve të Conference League në futboll.
Llapjanët do të luajnë nesër (19:00) në konak të skuadrës së njohur daneze Brondby.
Kryetrajneri Tahir Batatina shpreson të kthehen me rezultat të favorshëm nga ky udhëtim i largët.
“Skuadra ka filluar stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme ndaj Brøndby IF, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League”, njofton KF Llapi.