Struga e ka fituar ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Ekipi shqiptar i Maqedonisë së Veriut triumfoi 2:1 në shtëpi ndaj ekipit nga Armenia, Pyunik Yerevan.
Ibraimi kaloi vendasit në epërsi qysh në minutën e tetë të ndeshjes, duke u treguar i saktë nga penalltia.
Villela shënoi oi ashtu nga penalltia për të barazuar rezultatin.
Në minutën e 60-të, Vakulenko i ekipit armen e mori kartonin e kuq, duke u përjashtuar nga ndeshja.
E Spirovski realizoi në minutën e 73-të për 2:1 dhe fitoren e ekipit kampion të Maqedonisë së Veriut.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Armeni.